1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhje në Bosnjë-Hercegovinë për president të ri

9 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CZHv

Sot qytetarët në pjesën e kontrolluar nga serbët në Bosnje- Hercegovinë votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri pas vdekjes së presidentit Milan Jeliç para dy muajsh. Për postin e presidentit të Republikës Serbe të Bosnjës konkurrojnë 10 kandidatë.
Pushtetin më të madh në këtë republikë e mban kryeministri Milorad Dodik. Rajko Kuzmanoviç, kandidat nga Partia e Social Demokratëve të Pavarur te kryeministrit është kandidati kryesor në këto zgjedhje. Kundërshtari i tij më serioz është Ognjen Tadiç i Partisë Demokratike Serbe e themeluar nga krimineli i luftës Radovan Karaxhiç.