1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zuckerberg kërkon publikisht falje

28 Mars 2018

"Ju premtoj se do punojmë më mirë në të ardhmen," shkroi drejtori ekzekutiv i Facebook Zuckerberg në gazeta. Por falja me shkrim me sa duket nuk është e mjaftueshme.

https://p.dw.com/p/2v5gn
Facebook Cambridge Analytica Whistleblower
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/T. Camus

Përmes reklamave në gazeta Mark Zuckerberg kërkoi publikisht falje  për skandalin mbi përdorimin e paautorizuar të të dhënave të miliona përdoruesve të Facebook.

"Ju ndoshta keni dëgjuar se aplikacioni i një kuici të një shkencëtari u ka dhënë në mënyrë të paligjshme të dhënat e Facebookut të miliona njerëzve në vitin 2014", thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Zuckerberg që zë një faqe të plotë në gazetat Süddeutsche Zeitung dhe "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Facebook entschuldigt sich in Zeitungsanzeige für Vertrauensbruch
Fotografi: DW/B. Kling

"Kjo ishte prerje në besë dhe unë kërkoj falje që ne nuk kemi ndërmarrë asgjë në lidhje me këtë gjë më përpara." Facebooku po merr hapat e nevojshëm që kjo të mos ndodhë përsëri. Zuckerbergu kishte kërkuar falje të dielën edhe në disa gazeta britanike për skandalin me të dhënat.

"Sorry" nuk mjafton

Politikanët britanikë u shprehën se për ta falja me shkrim nuk është e mjaftueshme. Ata duan ta marrin në pyetje personalisht Zuckerbergun, dhe u shprehën se kjo mund të bëhet edhe përmes një video-konference. Drejtori ekzekutiv i Facebookut tha se para tij pyetjeve të një komisioni parlamentar duhet t'i nënshtrohen ose drejtori i teknologjisë Mike Schroepfer ose drejtuesi i produktit Chris Cox.

Ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Elb (SPD) u takua më 26 mars me përfaqësuesit evropianë të Facebook në Berlin. 

Berlin Bundesjustizministerin Katarina Barley nach Treffen mit Facebook-Delegation
Katarina Barley pas takimit me delegacionin e FacebookutFotografi: picture-alliance/dpa/K. Nietfeld

Rreth një javë më parë ishte bërë e ditur se kompania britanike e analizës së të dhënave Cambridge Analytica ka arritur të ketë qasje të paautorizuar në të dhënat e miliona profileve në Facebook. Me ndihmën e këtyre të dhënave mendohet se gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane votuesit janë ndikuar qëllimisht me reklama zgjedhore të paautorizuara  në favor të Donald Trumpit.

Komisioni i BE i ka vendosur koncernit Facebook një afat kohor prej dy javësh për t'iu përgjigjur pyetjeve rreth skandalit të të dhënave. Komisionerja e Drejtësisë Vera Jourova i shkroi një letër gjigantit të internetit ku kërkon të qartësojë rolin e sipërmarrjes Cambridge Analytica dhe t'i përgjigjet pyetjes nëse janë prekur edhe të dhënat personale të përdoruesve të Facebook-ut në Evropë.