Çmimi Nobel në ekonomi 2023 për studiuesen Claudia Goldin
9 Tetor 2023Çmimi Nobel për shkencat ekonomike sivjet i akordohet studiueses nga SHBA Claudia Goldin. Ajo vlerësohet për "zbulimin e shkaqeve më të rëndësishme për dallimet gjinore në tregun e punës" komunikoi në Stokholm Akadamia suedeze e Shkencave. "Studimet e saj na kanë dhënë një pasqyrë surprizuese në rolin historik dhe aktual të gruas në tregun e punës".
Goldin – që hulumton në Universitetin Harvard – është gruaja e tretë që vlerësohet me këtë çmim prestigjoz dhe që e merr çmimin e vetme. Përpara saj më 2019 është vlerësuar Esther Duflo e lindur në Francë bashkë me dy kolege të tjera. Vlerësimi në kategorinë Nobel për fushën e ekonomisë vazhdon të jetë me numrin më të pakët të grave.
Claudia Dale Goldin lindur më 1946 në Nju Jork është rpfesore e ekonomisë në Universitetin Harvard dhe më 2013 ajo u zgjodh presidente e American Economic Society, presidente e së cilës sot është ministrja e Financave në SHBA dhe ish-shefja e Bankës Federale të Rezervave, Fed, Janet Yellen.
Goldin ka studiuar, se si p.sh. "gjatë industrializimit dhe më pas është zhvilluar pjesëmarrja e gruas në tregun e punës". Ajo së fundi ka hulumtuar, se çfarë roli luan diskriminimi, normat sociale dhe fleksibiliteti në raport me dallimin që ekziston edhe sot në pagat për burra dhe gra. Këtë Goldin e ka studiuar me ndihmën e të dhënavae historike, që ajo i ka investiguar dhe dokumentuar me pedantizëm.
Çmimi Nobel në ekonomi është e vetmja kategori e papërfshirë në testamentin e shpikësit të dinamitit Alfred Nobel (1833-1896) që është edhe nismëtari i kësaj medaljeje. Në fushën e ekonomisë Nobel mbështete që nga viti 1960 nga banka suedeze Reichsbank dhe nuk konsiderohet mirëfilltazi si Çmimi klasik Nobel. Megjithatë kjo medalje akorodohet njëkohësisht me Çmimet e tjera Nobel në ceremoninë e përvitshme më 10 dhjetor dita e vdekjes së Alfred Nobelit.
dk/hb/fab/se (dpa, afp)